Bota

Dy të vdekur gjatë koncertit të rikthimi i grupit ABBA në Suedi

3 Nëntor 2021, 09:23| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 09:26

  • Share

Dy persona kanë vdekur dhe një person i tretë është plagosur, pasi një burrë ra nga kati i shtatë i një sallë koncertesh në Suedi.

Rreth 1000 vetë u mblodhën në Pallatin e Kongreseve në Upsala për të marrë pjesë në koncertin e grupit të famshëm të viteve 1980, ABBA.

Pak para fillimit të koncertit, një burrë rreth të 80-tave ra nga kati i shtatë mbi dy persona; një burrë dhe një grua rreth të 60-tave - në hollin e hapur në katin e parë, tha policia.

Të dy burrat vdiqën dhe ndërsa gruaja që mbeti e plagosur u dërgua në spital. Sipas policisë, ajo ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe pse personi ka rënë, tha zëdhënësi. Emrat e tre viktimave nuk janë bërë ende me dije nga policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?