Dy të rinjtë bllokojnë me makinë rrugën në ish-bllok! Godasin, fyejnë e kërcënojnë policët, arrestohen nga 'Shqiponjat'

23 Shkurt 2020, 16:32| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 16:36

  • Share

TIRANË - Dy të rinj u arrestuan nga policia e kryeqytetit, pasi teksa udhëtonin me makinë, kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish-Bllokut në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë, ata kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 2  duke mos iu bindur urdhrit për kontrollin e automjetit, por me ndërhyrjen  e forcave "Shqiponjat", u vunë në pranga . 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Numër u bë arrestimi në flagrancë i s K.Rrapi,  28 vjeç dhe  R. Petritaj 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Të rinjtë - sipas policisë -  rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm "kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së Komisariatit numër 2  duke i penguar ata për  të mos kontrolluar automjetin në të cilin qarkullonin, pasi  kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut" .

Policia njoton se "materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim".

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 24/02/2020 07:58

    Tani që i kapët shkepuani rondelet qe te kuptojnë se c fare i bene vetes

    Përgjigju
  • populli: 23/02/2020 21:40

    Nuk behet ky vend.. Ata qe e mbajten per 30 vjet nuk e shlojne kollaj.. duhen vite te shkulen rrenjet.. Zhdukem monizmin po mbine halabaket.. Vend i mallkum

    Përgjigju
  • ymeri: 23/02/2020 17:26

    PO keshtu do ndodhi o njerez sepse I liruat maloket dhe katunaret nga zinxhiret,,,dhe I prute ne tirane ,,,kjo eshte ndotje njerezore,,,,vetem enveri ja rregullonte qejfin ketyre baltaxhijve….

    Përgjigju
    • 19scorpion85: 29/02/2020 06:04

      Je shumë i saktë Katundari

    • aiuuuu: 24/02/2020 15:35

      po pse krshtu ti ymer me kac urrejtjt per maloket e katunaret apo aq ta pret mendja

    • Katundari: 23/02/2020 17:50

      Nga skrapari dhe Tepelena jane, maloke e shkuar malokut o pd

  • Ketyre Trimave,,qe kundershtojne Uniformat ne Burg ..: 23/02/2020 16:49

    Sa here qe cdo Qytetare,,Prinder Nenat,,Femijet Motrat dhe vellezer.. Kure ndodhen ne fatekeqesi ,,kerkojne ndimen e Uniformave ,,qe shpeshe rezikojne Jeten per te mbrojtur Qytetaret..Keta dy Trimat,,duhet TI mbyllesh ne Burg..se keta,,qe nuk Respetpjne Uniformat,,dihet qe dhe karakteri i tyre Zero...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?