Treni i rrëzuar në Zvicër

Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, plagosen disa persona

31 Mars 2023, 19:35| Përditesimi: 31 Mars 2023, 19:52

  • Share

Dy trena në Zvicër kanë dalë jashtë shinave gjatë ditës së sotme duke shkaktuar disa të plagosur në bord, numri i të cilëve nuk është saktësuar. Dy trena rajonalë dolën nga shinat të premten vetëm disa kilometra larg njëri-tjetrit dhe me një distancë kohore prej gjysmë ore.

Një prej trenave është rrëzuar në Lussertz dhe treni tjetër në rajonin administrativ Bern-Mittelland në Kantonin e Bernës.

Sipas policisë, aksidenti në Lussertz ka ndodhur rreth orës 16:30 ku disa prej vagonëve të trenit kanë dalë nga shinat. Seksioni i hekurudhës u mbyll, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit dhe ambulanca.

Aksidenti i dytë ndodhi pak para orës 17:00, ku një pjesë e trenit u përmbys. Ekipet e shpëtimit shkuan në zonë, ku frynin erëra të forta, për të ofruar ndihmën e parë.

Vihet re se një valë e motit të keq po godet Zvicrën, pasi erërat e stuhishme po përfshijnë disa zona. Shpejtësitë e erërave ka arritur shpejtësi deri në 122 kilometra për orë.

Që nga mëngjesi, shërbimi meteorologjik i Zvicrës ka regjistruar më shumë se 5000 goditje të rrufeve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?