Dy të vdekur brenda pak minutash në plazhet e Tales e Porto Romanos, policia: Ranë në kontakt me ujin e vdiqën nga arresti kardiak

21 Korrik 2023, 20:47| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 20:49

  • Share

Duket disi e habitshme, por Policia e Shtetit brenda pak minutash ka njoftuar se dy qytetarë kanë ndërruar jetë sapo ranë në kontakt me ujin.

Konkretisht rasti i parë u raportua në Durrës, në plazhin e Porto Romanos për vdekjen e një 68-vjeçari. Siç njofton policia shtetasi H.D banues në Durrës sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore. 

Më tej raportohet se familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në Spital, por ka ndërruar jetë. Sipas policisë dyshohet arrest kardiak.

Por një rast i ngjashëm u raportua, po nga policia u raportua vetëm 5 minuta më vonë në qytetin e Lezhës. Sipas policisë në plazhin Tale, B.XH, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.

Policia bën me dije se roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar  në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë.

Ngjashëm si me rastin e parë, sërish dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçar

Njoftimi i policisë për Durrësin.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore. 

Familjarët  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar  për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë për Lezhën

Tale, Lezhë/informacion paraprak

Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk  është ndier mirë. Roja bregdetare  dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar  në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Info media: 21/07/2023 21:19

    Media duhet te jape me shume video sensibilizuese sesi njeriu te sillet para futjes ne uje , lagia fytyre duar etj pra duhet media jape me shume video sensibilizuese publicitare ne TV

    Përgjigju
    • Or tej: 22/07/2023 00:15

      Rane ne kontakt me ujin sikur te kishin rene ne kontakt me rrymen elektrike or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?