Kosovë/ Shpërthim në veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura

16 Janar, 08:24| Përditesimi: 16 Janar, 15:48

  • Share

Dy persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, personi tjetër është plagosur lehtë.

"Nuk kemi arsye të besojmë se ky rast ka lidhje me çështje etnike", tha zëdhënsi i policisë Veton Elshani.

Nga të dhënat mësohet se ngjarja ndodhi në orën 23:50 të 15 janarit, kur tre persona, të nacionalitetit serb, – dy prej të cilëve u plagosën – dolën nga një lokal në Bishevac në Mitrovicën e Veriut, kur iu është afruar një makinë që ka hedhur në drejtim të tyre një granatë dore.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?