Eduart Pula dhe Florian Daci

Dy shqiptarët dënohen për ‘fermë kanabisi’ në Angli! Të rinjtë: Punonim për të larë borxhet e rrugës me gomone (EMRAT)

10 Korrik 2023, 08:33| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 08:38

  • Share

Dy shqiptarë u dënuan nga gjykata britanike me nga dy vjet burg për kultivim kanabisi në një zonë në veri të Manchesterit. Eduard Pula, 28 vjeç dhe Florian Daci, 24 vjeç, kujdeseshin për bimët e kanabisit dhe jetonin brenda të njëjtës ndërtesë në Rrugës Lancaster në Preston.

Gjatë kontrollit të policisë, ata dhe një bashkëpunëtor i tretë tentuan të ikin duke u hedhur nga çatia por u rrëzuan nga tetë metra lartësi e pësuan dëmtime fizike.

Pas dënimit për sasinë prej 450 kg kanabis gati për shpërndarje dhe rreth 800 fidanë të bimës narkotike, dy shqiptarët pritet të riatdhesohen. Ata pranuan akuzën në gjykatë dhe thanë se kultivonin drogë për të shlyer borxhet e pagesës së udhëtimit me gomone drejt Anglisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 10/07/2023 10:02

    Po mire, puna nuk eshte turp. Kanabisi eshte i ligjshem ne shume vende te botes keshtu qe edhe nga pikepamja morale eshte veshtire t’i kritikosh. Pse nuk e legalizon Britania?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?