Dy raketa ruse goditën stacionin e hekurudhor, dhjetëra civilë humbin jetën

8 Prill 2022, 10:50| Përditesimi: 8 Prill 2022, 10:51

  • Share

Më shumë se 30 persona janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur në sulmin rus në stacionin e trenit në Ukrainën lindore – raporton Kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës. Dy raketa ruse goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainën lindore. Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, thotë se mijëra civilë ishin në stacion duke u përpjekur të evakuoheshin në zona më të sigurta të Ukrainës kur u godit. Reuters raporton se tre trena që transportonin të evakuuar u bllokuan në të njëjtën pjesë të Ukrainës të enjten pas një sulmi ajror në linjë, sipas kreut të Hekurudhave të Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?