Spitali Infektiv

Dy qytetarë humbin betejën me COVID-19, regjistrohen 321 raste të reja në 24 orët e fundit! Në spital 122 pacientë, 20 në gjendje të rëndë

25 Dhjetor 2021, 18:15| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 18:25

  • Share

Dy qytetarë humbën "betejën" me COVID-19 në 24 orët e fudnit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 321 raste të reja infektimesh.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Teksa edhe varianti Omicron tashmë "ka trokitur" në Shqipëri, 5,220 pacientë janë aktivë me koronavirus në vendin tonë.

Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,435 testime të kryera pozitivë kanë rezultuar:132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          321

Të shëruar në 24 orë       300

Të shtruar në spitale       122

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 3,435

Testime totale              1,459,507

Raste pozitive                207,542

Raste të shëruara          199,133

Raste Aktive                      5,220

Humbje jete                      3,189

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,495

Fier                 590

Durrës             387

Shkodër          345

Elbasan           316

Vlorë                252

Gjirokastër     210

Berat               229

Lezhë              139

Korçë               107

Kukës               81

Dibër                69

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?