Ervis Daka

Dy pistoleta dhe një kallash, merret i pandehur 'Dragoviçi' i Elbasanit i cili ishte miku i 'Ilit'

14 Dhjetor 2020, 13:59| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 14:04

  • Share

Ervis Daka, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Dragoviçi” rezulton të jetë marrë i pandehur për akuzën e mbajtjes pa leje të dy pistoletave, një automatiku kallashnikov, 170 fishekëve dhe një jeleku antiplumb.

Daka u arrestua qershorin e këtij viti në Elbasan, gjatë një aksioni të kryer nga forcat operacionale të drejtorisë së Policisë dhe efektivëve të RENEA-s. Ervis Daka, mësohet se mbante shoqëri të ngushtë me Emiljano Ramazanit ose “Ilin” që mbeti i vrarë me 5 plumba në 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit.

Ervis Daka së bashku me “Ilin” dhe persona të tjerë si Besnik Daka, Dorel Seni dhe Mehmet Daka, janë marë të pandehur nga prokuroria, në një proces tjetër gjyqësor, për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Eraldo Balla. “Dragoviçi”, njihet si kontigjent kriminal në qytetin e Elbasanit, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Në muajin gusht 2018, Ervis Daka së bashku me vëllain e tij Mehmet Daka, kanë qëlluar me grushta shefin e policisë së rendit në Elbasan. Ndërkohë në vitin 2017-të, Ervis Daka, është përfshirë në një konflikt me shtetasin Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit e ka plagosur Dakën me armë zjarri, e për pasojë u dënua me 3.7 vite burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?