Vaksina 'Astra Zeneca'

Dy persona humbin jetën pasi morën vaksinën ‘AstraZeneca’, nisin hetimet në Korenë e Jugut

3 Mars 2021, 20:24| Përditesimi: 3 Mars 2021, 20:32

  • Share

Autoritetet e Koresë së Jugut po hetojnë vdekjet e dy personave, të cilët vdiqën brenda disa ditësh nga marrja e vaksinës COVID-19 të AstraZeneca.

Viktimat janë të moshës 50 dhe 63-vjeç, raportojnë mediat ndërkombëtare. Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve nuk i lidhi vdekjet me vaksinën që ata kishin marrë, megjithatë për të dy rastet nisën hetimet.

AstraZeneca tha se ishte në dijeni të hetimit nga Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA), por siguria e vaksinës është studiuar gjerësisht në provat klinike dhe me të dhëna që konfirmohen rezultatet kanë qenë të mira.

Jeong Eun-kyeong, drejtori i agjencisë, tha se njëri nga viktimat kishte pasur temperaturë të lartë pasi kishte marrë vaksinën. Ai ndërroi jetë për shkak të pneumonisë, ndërsa personi i dytë pësoi atak kardiak. KDCA tha se nga njerëzit që kishin marrë vaksinat e koronavirusit, 207 kishin efekte anësore, përfshirë tre raste të reaksioneve të rënda alergjike, të njohura si anafilaksi.

Koreja e Jugut filloi vaksinimin e popullsisë së saj javën e kaluar. Deri të martën në mesnatë, 85,904 njerëz kanë marrë dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe 1,524 kanë marrë vaksinën Pfizer, tha KDCA në një deklaratë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?