Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë

1 Maj, 18:57| Përditesimi: 2 Maj, 07:29

  • Share

Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e zbulimit Aleksandar Vulin, një politikan që mbështet lidhjet e ngushta me Rusinë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur non-grata. Eksperti i njohur për çështjet e sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se me këtë veprim Serbia është rreshtuar kundër SHBA-së.

‘Në fakt proceset për themelimin e qeverisë së re në Serbe në lidhje me persona që janë konsideruar si persona me rrezikshmëri të lartë dhe janë sanksionuar nga SHBA. Vulin tani është një fakt se Serbia është rreshtuar kundër përpjekjeve të SHBA-së për një rend të ri në Serbi, për një qeveri e cila do të ofrojë marrëdhëniet me shtete fqinje, e cila do të jetë larg përpjekjeve për të cenuar sovranitetin e shteteve të tjera, por është një tregues që dëshmon se Serbia mbetet edhe me këtë veprim larg dëshirave dhe përpjekjeve të SHBA-së dhe përpjekjeve të saj për të instaluar një qeveri që zbaton ligjet.’- tha Elezi.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj për përfshirjen e Aleksandër Vulin, Elezi tha se ky i fundit dyshohet si një nga protagonistët kryesor të aktiviteteve të dhunshme në Kosovë.

'Vulin është një ndër protagonistët kryesor i cili dyshohet se ka organizuar aktivitet të dhunshme të Kosovë ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Vuçiç dhe së fundmi ishte pjesë e qeverisë së Serbisë. Ky person kishte një qasje të vazhdueshme në aktivitete që janë organizuar në Kosovë. I njëjti ishte shënjestruar si një person që ka kontribuar për jo siguri në Ballkan dhe ka punuar për grupe kriminale. Ishte pjesë e klainit të Novisad, i cili dyshohet e mbështet dhe kontrollon aktivitete e jashtëligjshme në Serbi. Përbën një rrezik për të gjitha strukturat e sigurisë në Ballkan.’- tha Elezi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?