Kombëtarja e femrave

Dy ndeshjet e Kombëtares së vajzave, trajneri Grima fton 23 futbolliste! Dominon Vllaznia

31 Mars 2023, 11:35| Përditesimi: 31 Mars 2023, 11:36

  • Share

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Kenias në muajin prill. Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zbardhur këtë të premte listën me emrat e futbollisteve të grumbulluara për këto dy takime miqësore që Shqipëria do të luajë ndaj Maqedonisë së Veriut më 7 prill në “Elbasan Arena”, ndërsa katër ditë më vonë do të zhvillojë një tjetër takim miqësor ndaj Kenias.

Tekniku shqiptar ka grumbulluar 23 lojtare për këto dy ndeshje, me 15 prej vajzave që aktivizohen në kampionatin shqiptar (8 nga Vllaznia), 5 prej tyre në kampionatin kosovar dhe 3 në kampionatin europian. Trajneri Grima ka rikthyer sërish në ekipin e parë A, dy lojtare si Katerina Simoni, e cila luan me ekipin e Tiranës dhe Valentina Trokën, e cila aktivizohet në skuadrën e Apolonisë, ndërsa pas grumbullimit rutinë në Ulqin, ka thirrur sërish në skuadër edhe sulmuesen Diellza Istrefaj.

Këto dy ndeshje miqësore janë shumë të rëndësishme dhe i vlejnë shumë teknikut Armir Grima dhe stafit të ekipit kombëtar A për të parë gjendjen reale të skuadrës, në kuadër të përgatitjeve për fushatën e Eliminatoreve të Kampionatit të ardhshëm Europian që nis në muajin shtator.

Lista e futbollisteve

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?