GOLAT/ Milani luftarak fiton 2-3 ndaj Frosinones, dy ndeshje 'shterpë' në Serie A! Kumbulla s'grumbullohet te Sassuolo

3 Shkurt, 22:39| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:08

  • Share

Serie A e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e radhës, ato të vlefshme për raundin e 23-të. Duke nisur nga ora 15:00, në dy sfidat e para mbizotëroi rezultati 0-0. Ndërkohë në 18:00 Frosinone humbi 2-3 me përmbysje nga Milani. Në mbrëmje Bologna fitoi 4-2 ndaj Sassuolos, teksa Kumbulla nuk ishte i grumbulluar te miqtë.

Milani nuk vdes kurrë dhe një gjë të tillë kuqezinjtë e Stefano Piolit e kanë treguar edhe këtë të shtunë, ku ia dolën jo pa vështirësi që të marrin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 me Frosinonen. Giroud në të 17 minutë gjeti golin e parë për miqtë, para se Soule nga penalltia dhe Mazzitelli të kalonin Frosinonen në epërsi. Minuta e 72 vendosi baraspeshën, me Gabbian që me kokë e dërgoi rezultatin në 2-2. "Djalli" ishte me fat nëntë minuta para fundit, pasi një top i mbetur në zonë solli edhe golin e përmbysjes së madhe 2-3 me Jovic.

Në "Carlo Castellani", Empoli barazoi 0-0 me Genoan. Në fushë për vendasit nga minuta e parë ishte Ardian Ismajli, ndërsa në stol qënduan Shpendi dhe Berisha. Duket se Etriti e ka humbur sërish vendin mes katërkëndëshit. Edhe në Udine, vendasit e Udineses barazuan 0-0 me Monzën. Pas nisjes së mirë të sezonit, bardhezinjtë e Cioffi janë pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Serie A, java 23:

E shtunë

15:00

Empoli 0-0 Genoa

Udinese 0-0 Monza

18:00 Frosinone 2-3 Milan

20:45 Bologna 4-2 Sassuolo

Renditja:

Ora 19:57
VIDEO/ Shpirti kuqezi i Milanit, djemtë e Piolit përmbysin 2-3 Frosinonen në udhëtim


Milani nuk vdes kurrë dhe një gjë të tillë kuqezinjtë e Stefano Piolit e kanë treguar edhe këtë të shtunë, ku ia dolën jo pa vështirësi që të marrin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 me Frosinonen.

Giroud në të 17 minutë gjeti golin e parë për miqtë, para se Soule nga penalltia dhe Mazzitelli të kalonin Frosinonen në epërsi. Minuta e 72 vendosi baraspeshën, me Gabbian që me kokë e dërgoi rezultatin në 2-2. "Djalli" ishte me fat nëntë minuta para fundit, pasi një top i mbetur në zonë solli edhe golin e përmbysjes së madhe 2-3 me Jovic.

Milani rigjen fitoren pas barazimit 2-2 me Bolognan dhe mban vendin e tretë në kampionat me 49 pikë. Frosinone me 23 pikë gjendet në vendin e 14-të dhe duhet të 'qajë' fatin në këtë 90 minutësh.

 

 

 

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?