Skuadra mbyll përgatitjet në Astana

Dy ndeshje larg grupeve, Partizani kërkon historinë ndaj Astana, Zekiç: Ata favorit, por s’dorëzohemi

24 Gusht 2023, 10:44| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 10:45

  • Share

Partizani është vetëm dy ndeshje larg historisë. Kampionët e Shqipërisë luajnë sot në Kazakistanin e largët sfidën e parë të fazës play-off të Conference League ndaj Astana. Sfida nis në orën 16:00 me orën shqiptare dhe në skuadrën kryeqytetase ka optimizëm.

“Demat e kuq” vijnë pas katër fitoreve radhazi në sfidat europiane por do kenë dy mungesa të rëndësishme si sulmuesi Mba dhe mbrojtësi Atanaskoski. Trajneri Zoran Zekiç cilëson kundërshtarët e Astanës si favoritë por thotë se djemtë e tij nuk dorëzohen dhe se sot duhet të luhet si skuadër. Murataj rikthehet titular ndërsa Eros Grezda do luajë nga minuta e parë. Astana me shumë eksperiencë në Europë shihet si favorite për ta fituar ndeshjen ndërsa fusha është me bar artificial dhe kjo cilësohet si problem.

Nëse do kalonte Astanën në betejën me dy takime Partizani do të kualifikohej për herë të parë në histori në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

Po për play-off të Conference League sot luajnë edhe dy skuadra të tjera shqiptare Struga që pret islandezët e Breidablik dhe Ballkani që në Prishtinë luan ndaj Bate Borisov.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?