Liridon Latifi

Dy muaj vuajtje, sulmuesi i Vllaznisë bashkohet me skuadrën

19 Tetor 2022, 14:54| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 14:56

  • Share

Liridon Latifi është kthyer në stërvitje me Vllazninë. Sulmuesi prishtinas u dëmtua në 28 gusht në ndeshjen e Superligës mes Vllazninë dhe Kukësit, teksa ka qenë jashtë për 50 ditë. 28 vjeçari duket se ka lënë pas dëmtimin në kyçin e njërës këmbë, duke u bashkuar me ekipin në stërvitjen e fundit.

Në kushtet kur mungesat për Mirel Josën kanë qenë disa javët e fundit, rikthimi i Latifit qetëson trajnerit. Ende sulmuesi anësor nuk është në formë për të marrë minuta të plota, me stafin teknik që po punon për të aftësuar sa më parë një nga lojtarët më kyç të ekipit. Në sezonin e dytë në Shkodër, Latifi ka luajtur vetëm dy duele, ato me Erzenin dhe Kukësin në Superligë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?