'Fortuna Arena' në Pragë

Dy muaj larg ndeshjes, shiten të gjitha biletat e miqve për Çeki - Shqipëri! Mbështetje maksimale për kuqezinjtë

8 Korrik 2023, 14:30| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 14:31

  • Share

Çeki - Shqipëri do jetë ndeshja e katërt në grupin E kualifikues të Europianit 2024, me duelin që do luhet në Pragë në 7 shtator 2023. Mësohet se tifozët e Kombëtares kanë blerë të gjitha biletat e nxjerra në shitje, edhe pse dy muaj para ndeshjes.

Pas fitoreve kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor, tifozët kanë shumë besim se edhe kundër Çekisë tanët do dalin me pikë, duke blerë të gjitha biletat e ndeshjes të vendosura në dispozicion.

800 biletat që tifozët miq kanë pasur në dispozicion janë shitur, teksa pritet që numri real i mbështetësve të Shqipërisë të jetë më i madh, kjo nisur nga interesi i lartë dhe përfshirja te tifozët e tjerë vendas.

Pas tre ndeshjeve të para në grup, Çekia mban vendin e parë me shtatë pikë, ndërsa me një pikë më pak (6), Shqipëria mban vendin e dytë dhe ndeshja e 7 shtatorit më 20:45 është shumë e rëndësishme për kualifikimin e kuqezinjve në Europian.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?