Sylvinho

Dy miqësore të humbura, Sylvinho shfaqet në 'Santiago Bernabeu' një ditë pas ndeshjes

26 Mars, 22:11| Përditesimi: 26 Mars, 22:14

  • Share

Sylvinho është me mision në Spanjë. Këtë mbrëmje në "Santiago Bernabeu" në Madrid po zhvillohet miqësorja e luksit mes Spanjës dhe Brazilit. Trajneri i Kombëtares ndodhet në stadium për të ndjekur nga pranë Spanjën, një nga tre rivalët e Shqipërisë në Grupin B të Euro 2024.

Së bashku me stafin e tij, braziliani po sheh nga pranë skemat e De La Fuentes për të gjetur modulin sesi më 24 qershor do i bëjnë ballë "Furisë së Kuqe". Kujtojmë se kuqezinjtë u mundën dje 1-0 nga Suedia në Stackholm.

Shqipëria në Euro 2024 ka përballë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Grupin B.

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Euro 2024:

Grupi B

Itali - Shqipëri, 15 qershor 2024 21:00 (Dortmund)

Kroaci - Shqipëri 19 qershor 2024 15:00 (Hamburg)

Shqipëri - Spanjë 24 qershor 2024 21:00 (Dusseldorf)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?