Shkëlzen Berisha dhe i dënuari përjetë ish-shikasi Marjan Rroku

Periferi

Dy mësime të mëdha drejtësie që vijnë nga SHBA: Shkëlzen Berisha dhe Marjan Rroku

7 Shtator 2020, 19:25| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 19:44

  • Share

Në vendin tonë të vogël ku historitë e hajdutëve ngatërrohen me historitë e të vjedhurve, ku historitë e vrasësve përzihen me ato të viktimave, ku historitë e të drejtëve me historitë e të padrejtëve, në mënyrë të natyrshme, një popull i përzier tinzërisht me mjegull e me hile, kërkon një fije shpresë. Pa e vrarë shumë mendjen, por duke u bazuar në rrahjet e zemrës, shumë shqiptarë përgjigjen se kanë mike dhe aleate Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është një ndjenjë që arrin e pastër, e gjetur pasi të gjithë zhytemi me sy mbyllur për të kërkuar oksigjenin e munguar dhe Drejtësia dhe e Vërteta janë dy furnizimet e shenjta që një popull të ecë e të jetojë i qetë.

Janë dy histori të jashtëzakonshme Drejtësie që vijnë nga Shtetet e Bashkuara: E para është fitorja e gazetarit amerikan Guy Lawson ndaj një proçesi të hapur nga djali i Sali Berishës, i përmendur në libër e filmin e Hollivudit në ngjarjen më të rëndë pas viteve ’90, Tragjedinë e Gërdecit dhe i pandëshkuar dhe i pahetuar kurrë në Shqipëri.

E dyta, e para pak viteve. Fitorja e Ornela Canajt, motrës së 16 vjeçares Alda Canaj, vrarë bashkë me nënën e saj nga përndjekësi, stalker-i me pushtet dhe i mbrojtur nga pushteti, ish-Shikasi Marjan Rroku.

Janë dy histori të denja për filma të jashtëzakonshëm Hollivudi, por fatkeqësisht kanë ndodhur realisht të dyja në Tiranë. E rëndë dhe flagrante deri në dhimbje përfshirja e Shtetit-Mafia-Familje të Sali Berishës në historinë e dhimbshme të Gërdecit. E tejskajshme deri në piskamë historia e Aldës së vogël dhe nënës së saj. Meriton të sjellim në vëmendje historinë e Ornelës, motrës së mbetur e vetme pas vrasjes së dy të dashurave të saj.

Në Shqipëri fatin nuk e vendosin politikanët, apo individët. Ata kanë treguar se merren më shumë me verërat, shtëpitë, pasuritë, udhëtimet, drekat e darkat se sa me fatin real të popullit shqiptar. Lëvizjet e rëndësishme i bëjnë njerëz të padukshëm dhe të drejtë që janë nëpër cepa institucionesh, mediash, shoqatash, ambasadash. Ata njohin dhe ndihmojnë si një frymë e mirë të dalë e të bëhet e vërteta. Nuk është e lehtë sepse ata lëvizin vetëm me dëshirë, jo me ligjin dhe drejtësinë e masakruar sot e 30 vite nga më i pamëshirshmi që e njohim të gjithë.

Ornela e re arriti të zbulojë dhe të gjejë deri në Shtetet e Bashkuara Marjan Rrokun që fshihej me identitet të rremë.  Autoritetet amerikane e arrestuan dhe e sollën në Shqipëri të vuante burgimin e përjetshëm. Por Rroku erdhi në duart e të korruptuarve që për pasuri e pushtet mund të shisnin jo një vrasës, por cilindo që ka bërë krime nga më të tmerrshmet në Shqipëri. Marjan Rroku po i shpëtonte dënimit duke qarë e duke u shtirur nëpër studio televizive. Përsëri del në skenë Ornela që me guxim rikujton të vërtetën duke shpresuar që vrasësi i motrës dhe nënës së saj të dergjet përherë në burg.

Ndërsa Shkëlzen Berisha është ende jashtë.  Jo vetëm i qetë dhe i pandëshkuar për gjithë çfarë ka bërë, gjithë çfarë njihet dhe ende nuk njihet, por edhe kërcënues, përbaltës, ofendues, sfidues për cilindo që guxon t’ja kujtojë. Shkëlzen Berisha, babai i tij, militantë e njerëz që shpresojnë që padroni t’iu rikthehet padron, janë historia ende e pambyllur e drejtësisë te ne. Shtetet e Bashkuara arrestojnë e na tregojnë vrasësit, ne ndonjëherë tentojmë t’i lirojmë, e shpesh i nderojmë.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 16/10/2020 22:11

    Na lodhe me keto shkrime e dashur. A nuk ke asgje per te shkruar, komentuar, degjeneruar per partine ne pushtet? Ngele duke mbushur xhepat si ty dhe burri yt me Ps-ne e Rames & Co. Ben mire te pushosh ca kohe se je bere si gjinkalla ne pikun e vapes.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 09/09/2020 08:38

    Nje shkrime me shum domethenije por fatkeqsisht ne nje vend si shqiperia........shpresojme qe nje dite te jene mbrapa hekurave te burgjeve por do te jete shum e veshtire per ti pare aty se mafia e tyre i ka futuri rrenjet shum shum thelle osé me sakte veshtire te dalin njerez shum te paster dhe te ndershem per te gjykuar keto plera ne nje vend aq shum i korruptuar sic po' vazhdon te behet SHQIPERIA

    Përgjigju
  • lorna: 08/09/2020 08:23

    VETEM BRAVO !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?