Kronikë

Aksident i trefishtë në Thumanë, dy të plagosur nisen për mjekim drejt Tiranës

19 Shtator 2021, 18:44| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 20:11

  • Share

KRUJË- Një aksident i trefishtë me dy të lënduar ka ndodhur në Thumanë. Siç njofton policia tre automjete janë përfshirë në aksident, ndërkohë që janë lënduar shtetasin Andi Mirdita dhe Bashkim Qira.

Dy ta aksidentuarit janë nisur për mjekim të specializuar drejt spitalit të Tramuës, dhë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar nga ana e mjetit tip ‘BMV.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?