Dy makina digjen brenda pak orësh, një afër bashkisë në Durrës dhe një kamion në autostradën Lushnjë-Fier

3 Qershor 2023, 10:20| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 10:35

  • Share

Dy makina janë djegur paraditen e sotme brenda pak orësh, një në Durrës dhe një në autostradën Lushnjë-Fier.

Në Durrës një makinë e markës KIA, u përfshi nga flakët afër bashkisë dhe dyshohet se ka pasur defekt teknik. Fatmirësisht shoferja ka shpëtuar pa lëndime.

Ndërsa një kamion është djegur në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti me targa AA179TD ka marrë flakë në ecje.

Shoferi ka shpëtuar pa lëndime dhe ka njoftuar forcat zjarrfikëse. Kanë qenë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithsesi kabina dhe motori janë shkrumbuar plotësisht.

Policia e qarkullimit rrugor, po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa shkak mendoret të ketë qenë një defekt teknik në mjet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?