Bota

Dy liderat botëror Boris Johnson dhe Joe Biden takohen në Shtëpinë e Bardhë

21 Shtator 2021, 23:57| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 14:52

  • Share

Boris Johnson dhe Joe Biden po zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC pasi morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së në Nju Jork më herët.

Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan pritet të flasin për larmishmëri temash, të tilla si ndryshimi i klimës dhe marrëveshja e fundit e nëndetëseve me Australinë.

Përpara takimit, një zëdhënës i numrit 10 tha gjithashtu se kryeministri "do të lavdërojë gjendjen fantastike të marrëdhënieve Britani-SHBA".

Johnson e nisi vzitën e tij me nënkryetaren Kamala Harris.

Gjatë një paraqitjeje të përbashkët, ai u tha gazetarëve se kishte "përparim të vërtetë" në negociatat e marrëveshjes tregtare pas Brexit midis dy vendeve.

Të martën, Boris Johnson minimizoi shanset për të siguruar një marrëveshje tregtare me SHBA para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?