Foto ilustruese

Dy lëkundje tërmeti në Korfuz, ndihen edhe në Jug të Shqipërisë

9 Nëntor 2023, 17:57| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 18:09

  • Share

GREQI- Dy tërmete të njëpasnjëshme 4 dhe 3.6 ballë kanë goditur Korfuzin këtë pasdite. 

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë deri në jug të Shqipërisë, konkretisht në Sarandë.

Sipas Institutit Sizmologjik grek lëkundjet ishin me thellësi 17.6 km. Epiqendra e tërmetit ishte 11 km në verilindje të Paleokastricës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

1699549336_b6f5e746d34541829e7278fb9d947834.jfif

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?