Dy kushërinjtë nga Malësia e Madhe humbin jetën në aksident tragjik në Kanada (EMRAT)

6 Prill, 08:02| Përditesimi: 6 Prill, 09:18

  • Share

ONTARIO- Dy të rinj kushërinj nga Malësia e Madhe humbën jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur të enjten e 4 prillit në Mississauga, Ontario, të Kanadasë.

Dy të rinjtë ishin në një makinë që u përfshi në një aksident të trefishtë, rreth ores 22.00.

Policia thotë se njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa tjetri më vonë në spital

Disa faqe në facebook të pjesëtarëve të komunietit shqiptar në Kanada kanë publikuar foton dhe identitetin e dy viktimave.  Ata janë Klisi dhe Simon Dreshaj, përkatësisht 24 vjeç dhe 19 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që u mori jetën dy të rinjve.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?