Dy koncerte në Opera për javën kulturore gjermane! Artistët italianë e shqiptarë, ‘Përtej kufijve të shpirtit’

4 Tetor 2023, 15:23| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 16:43

  • Share

Këtë fillim tetori, java nisi me kulturën gjermane.

Në Opera, Orkestra Shqiptare e Muzikës së Dhomës dhe tri solistët e teatrit, Enalda Gjoni, Gloria Azizi dhe Elton Tola mbajtën një koncert me muzikë të përzgjedhur gjermane.

U luajtën pjesë për solistë dhe orkestër harqesh, nga kompozitorët më të mirë gjermanë nga Bach, Pachelbel, Brahms si dhe austriaku Mozart.

Ju bashkua Javës Gjermane gjithashtu Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas me koncertin simfonik premierë “Strauss dhe Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor.

Në koncertin e dirgjuar nga Jacopo Sipari di Pesscaseroli interpretuan edhe artistë nga koservatorët italianë ‘Umberto Giordano’ i Foggia-s dhe “Giuseppe Martuçi” i Saleronës, të cilët sollën për publikun suitën më të bukur orkestrale të kompozitorit gjerman Richard Strauss ‘Qytetari si fisnik’ si dhe Simfoninë nr.5 të kompozitorit Pjotr Tchaikovsky.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Java Gjermane vijon me një sërë aktivitetesh nga kinematografia deri në 8 tetor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?