Luis Diaz

Dy javë i rrëmbyer, shpëtohet babai i futbollistit të Liverpoolit

9 Nëntor 2023, 17:29
  • Share

KOLUMBI - Babai i Luis Diaz më në fund është liruar nga rrëmbyesit, pas një aksioni për shpëtimin e tij. Babai i yllit të Liverpool, Luis Manuel Diaz, ishte zhdukur për gati dy javë pasi u kap së bashku me gruan e tij, e cila u lirua pas pak orësh nga rrëmbimi.

Tanimë njoftimet nga Kolumbia tregojnë se Manuel është në polici dhe po jep dëshminë e tiij për 13 ditët e kaluara nën terror, duke qenë i rrëmbyer nga një grup ushtarak, që pranoi gabimin dhe e la të lirë pas shumë negociatash.

Përpara dhjetë ditësh sulmuesi i Liverpool nuk ishte me klubin pas gjithë traumës së kaluar pas rrëmbimit të prindërve, ndërsa fundjavën e shkuar shënoi për të kuqtë në barazimin 1-1 kundër Luton, duke shpalosur edhe fanellën "Liri për babanë".

Sipas qeverisë kolumbiane, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) ishte grupi i armatosur përgjegjës për rrëmbimin e prindërve të Diaz.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?