Jahti turistik

Dy jahte turistike vizituan sot portin e Durrësit, 79 të tillë që nga janari

27 Gusht 2020, 12:26| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 12:28

  • Share

DURRËS- Ditën e sotme në portin e Durrësit u ndalën dy jahtet turistike “Queen Ana” me flamur të Ishujve Kajman dhe “Thalia”, me flamur Kingstown.

Dy jahtet turistike kanë mbërritur në Durrës pas ndalesave respektivisht në Portin e Dubrovnikut (Kroaci) dhe Tivarit (Mali i Zi).

I pari ka gjatësi 23,95 m dhe gjerësi 6,52 m, është akostuar në molin nr. 5 dhe është ndalur në Durrës pas lundrimit nga Dubrovniku, ndërsa i dyti vjen nga Mali i Zi, shkruan ATSH. 

Që nga fillimi i këtij viti në Durrës janë ankoruar 79 jahte turistike të madhësive të ndryshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?