Infermieri ushtarak nëntoger Eno Shyti dhe komandati turk

Dy infermierë ushtarakë shqiptarë dekorohen në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit

28 Maj 2020, 11:57| Përditesimi: 28 Maj 2020, 12:12

  • Share

Në këtë periudhë të vështirë pandemie, e gjithë vëmendja është tek mjekët dhe infermierët. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se dy infermierë ushtarakë shqiptarë janë dekoruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

"Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre.

Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s.

Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit", shkruan Olta Xhaçka në Facebook, duke publikuar edhe foto.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?