Lazer në sy portierit të Danimarkës Harry Kane

Sport

Dy incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes me Danimarkën, UEFA nis hetim ndaj Anglisë

8 Korrik 2021, 17:15| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 17:22

  • Share

UEFA ka hapur një hetim ndaj Anglisë, pas një incidenti që ndodhi gjatë gjuajtjes së penalltisë nga Harry Kane.

Pak para gjuajtjes së penalltisë, një nga tifozët i ka hedhur rreze lazer në sy portierit të Danimarkës Kasper Schmeichel gjatë gjysëmfinales, për ta shpërqëndruar.

Fotografitë që u publikuan në media treguan një dritë jeshile në fytyrën e Schmeichel.

Schmeichel arriti që të priste topin e parë, por Kane, duke shfrytëzuar mosorganizimin e duhur të mbrojtjes, e goditi sërish dhe e çoi topin në rrjetë.

Për këtë veprim, Anglia e cila do të përballet me Italinë në finale, mund të dënohet me gjobë.

Anglia akuzohet gjithashtu për shkaktimin e një "shqetësimi" gjatë këndimit të himnit kombëtar të Danimarkës dhe vendosjen e fishekzjarreve.

"Çështja do të merret nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së Uefa (CEDB) në kohën e duhur," tha një deklaratë nga organi drejtues i futbollit Evropian.

Gjatë himnit kombëtar danez u dëgjua një farë brohoritje dhe që është kritikuar nga zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Boris Johnson.

Pas lojës, përfaqësuesit danezë u pyetën nëse dëshironin të bënin një ankesë zyrtare, por thanë se nuk dëshironin ta çonin çështjen më tej.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?