Tiranë/ Gjarpri pickon nxënësen në një shkollë private në Farkë, përfundon në spital! Godina e rrethuar me squfur

15 Maj, 14:56| Përditesimi: 15 Maj, 20:25

  • Share

TIRANË -Një nxënëse 10-vjeçare ka përfunduar në spital këtë të mërkurë pasi është pickuar nga një gjarpër.

Incident është shënuar në shkollën private “World Academy of Tirana” në zonën e Farkës.

Burime për gazetaren e Report tv Xhoana Çallaku bëjnë me dije se e mitura ka qenë jashtë rrethimit së shkollës, duke luajtur kur është pickuar nga gjarpri. Aktualisht 10 vjeçarja ndodhet e shtruar në Pediatrinë e QSUT në gjendje të mirë shëndetësore. Nisur nga një vëzhgim që Report Tv bëri u vu re se ambientet e jashtme të shkollës janë rrethuar me squfur për të mbajtur larg zvarranikët, që me sa duket janë shfaqur dhe herë të tjera.

Po në ambientet e një shkolle tjetër 9-vjeçare në Tiranë janë konfliktuar dy të mitur. Në rrugën ‘Dalip Topi’ në kryeqytet, dy të miturit e moshës 12 vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 20:05
Tiranë/ 10 vjeçarja u pickua nga gjarpri duke luajtur, shkolla private e rrethuar me squfur! Si paraqitet gjendja e të miturës në spital (VIDEO)

 

Report Tv sjell pamje nga shkolla private “World Academy of Tirana” në Lundër në afërsi të së cilës është pickuar nga gjarpri një nxënëse 10 vjeçare. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vajza ka qenë duke luajtur jashtë rrethinës së shkollës kur është pickuar nga gjarpri. Si duket nuk është hera e parë që një gjarpër shfaqet pranë shkollës, pasi ambientet e jashte janë rrethuar edhe me squfur për t'i mbajtur larg zvarranikët. Aktualisht e mitura ndodhet e shtruar në Pediatri jashtë rrezikut për jetën.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • luli: 15/05/2024 22:15

    Te sekonda e 45 shihen panele eterniti ... Ps aty mrena e ka pickuar gjarpri se jashtë ska asgje eshte rruga e eshte rrethimi i policise (rep340)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?