Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Dy humbje në miqësore, Orges Shehi para Conference League: Forma do vijë në rritje, nuk kemi dëmtime

1 Korrik 2023, 09:42| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 09:43

  • Share

Tirana vijon të jetë në fazën përgatitore në Ohër. Nënkampionët e Shqipërisë po përgatisin ndeshjen e parë të Conference League, atë kundër Dinamo Batumi në "Air Albania" më datë 13 korrik. Kundër gjeorgjianëve Tirana kërkon suksesin në ndeshjen e parë, për të shpresuar më pas në një transfertë të suksesshme një javë më pas.

Para sfidave, për faqen e klubit ka folur trajneri Orges Shehi. Durrsaku shpreson se forma do vijë në rritje, teksa duket i gëzuar që nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar.

"Faza përgatitore po shkon mirë. Lojtarët kanë marrë ngarkesa dhe pa dëmtime, që është shumë e rëndësishme. Besoj tani që ulen ngarkesat, forma do të vijë në rritje, sepse vjen dhe freskia e lojtarëve pas ngarkesës që kanë marrë. Prurjet e reja janë me shumicë dhe përpos anës fizike, tekniko-taktike, është shumë e rëndësishme njohja dhe përshtatja me njëri-tjetrin”, tha ai.

Kujtojmë se Tirana ka humbur në dy miqësoret e para, atë kundër Dukagjinit (2-1) dhe Ballkanit (3-1).

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?