Spitali COVID

COVID-19/ Dy humbje jete dhe 111 të infektuar në 24 orët e fundit! Të shtruar në spital 64 pacientë, 9 në gjendje të rëndë

26 Shkurt 2022, 17:22| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 17:28

  • Share

Dy humbje jete dhe 111 të infektuar janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Të shtruar në spitalin COVID janë 64 pacientë, ndërsa në gjendje të rëndë janë prej tyre 9.

Numri më i lartë i infektimeve është konstatuar në kryeqytet, teksa pasohet nga Saranda, Fieri dhe Gjirokastra.

50 qytetarë në Tiranë, 7 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Gramsh, Delvinë, Vlorë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Durrës, Berat, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Elbasan, Rrogozhinë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Skrapar, Poliçan.

Aktualisht janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shkurt 2022)

  • Raste të reja ditore          111
  • Të shëruar në 24 orë        372
  • Të shtruar në spitale          64
  • Humbje jete në 24 orë         2
  • Testime ditore                1875

 

  • Testime totale                1,740,804
  • Raste pozitive                 271,425
  • Raste të shëruara             265,067
  • Raste Aktive                        2896
  • Humbje jete                         3,462
  •  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

  • Tiranë               873
  • Fier                   396
  • Elbasan             333
  • Lezhë               239
  • Vlorë                227
  • Berat                211
  • Kukës               142
  • Durrës              142
  • Gjirokastër      142
  • Shkodër           115
  • Korçë               61
  • Dibër                 15

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?