Dy gra nga Norvegjia dhe Finlanda vendosin ‘Perden e hekurt’ për të ndaluar Covid të vijë nga Suedia

20 Korrik 2020, 14:04| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 14:56

  • Share

Patrullat e armatosura, sensorët elektronikë, helikopterët e rojeve kufitare dhe ushtria do të vendosen në kufijtë që lidhin Norvegjinë dhe Finlandën me Suedinë, - Kështu kanë vendosur autoritetet e Oslo-s dhe Helsinki-t zyrtarë për të parandaluar rritjen e rasteve të infeksionit që mund të vijnë për shkak të fqinjit të tyre.

Sipas autoriteteve shëndetësore gjithashtu çdo person që vjen prej Suedisë do jetë I detyruar të bëjë dhjetë ditë karantinë.

Vendimi u mor nga qeveritë, me ngjyra të ndryshme, që udhëhiqen në fakt nga dy gra të fuqishme, Kryeministrja konservatore norvegjeze Erna Solberg dhe socialdemokratja finlandeze Sanna Marin.

Politika e refuzimit të çdo mase bllokimi dhe izolimi të vendosur dhe zbatuara nga ekzekutivi i dobët i drejtuar nga kryeministri suedez Stefan Lofven ka prodhuar pasoja të frikshme në rajonin verior të Europës, dhe për këtë arsye terrori i koronavirusit i ka shtyrë Oslon dhe Helsinkin në masa ekstreme.

Shifrat, sipas burimeve zyrtare tregojnë shumë… Norvegjia, me 4,5 milion banorët e saj, la fazën e parë të koronavirusit me 252 vdekje, ose rreth 4.6 për 100 mijë banorë kurse Suedia, me 10 milion banorë dhe që shpresoi te imuniteti i tufës, ka 5500 viktima (që vazhdojnë të rriten),  për 100 mijë banorë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?