Kombëtarja U-19 në ndeshjen e sotme

Dy gola në transfertë, Shqipëria U-19 fiton në Maltë

23 Mars 2023, 14:41| Përditesimi: 23 Mars 2023, 14:42

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 fitoi me rezultatin 0-2 kundër Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj. Golat për djemtë e Armando Cungut u shënuan nga Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini, teksa në këtë duel u aktivizuan të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Ka qenë minuta e 12-të e ndeshjes kur Elezaj me një veprim të bukur në zonë ka mposhtur portierin vendas. Edhe pjesa e dytë ka qenë nën kontrollin e kuqezinjve, teksa goli i dytë erdhi në minutën e 81-të nga Nuredini me një goditje fantastike nga jashtë zone.

Miqësorja e dytë kundër Maltës është planifikuar të zhvillohet pas tre ditësh në 11:00. Shqipëria e nisi ndeshjen me këtë formacion: Tomas Kiri (GK), Lindon Ajeti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Ardit Nuredini, Arlind Kurti (C), Erald Krasniqi, Gent Elezaj, Smail Kadrijaj, Lorent Talla, Skerdi Xhixho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?