Vedat Muriqi

Dy gjigantët e Spanjës në garë për Vedat Muriqin

4 Prill, 21:51| Përditesimi: 4 Prill, 21:52

  • Share

Vedat Muriqi është në planet e Sevillas dhe Atletico Madrid, të paktën kështu bën me dije "Diario Ok" në Spanjë. Pjesë kyçe e Mallorcas në La Liga, duket se ishullorët kanë plane për të rinovuar me sulmuesin e Kosovës.

Muriqi i është përgjigjur zërave për largimin e mundshëm nga Mallorca me deklarata besnikërie ndaj klubit. Lojtari ka deklaruar se është i lumtur në këtë ekip dhe se nuk do të mendojë të largohet nga skuadra nëse trajneri ose bordi nuk ia kërkojnë diçka të tillë.

Pavarësisht deklaratave të Muriqit, janë shfaqur zëra për interesimin e klubeve të tjera, si Sevilla apo Atletico Madrid për nënshkrimin me lojtarin. Megjithatë, Muriqi e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë në Mallorca dhe se do të ishte i gatshëm të vazhdonte kontratën nëse i jepet mundësia, diçka që do të prishte planet e të dyja skuadrave për të marrë shërbimet e tij për sezonin 2024-2025.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?