Enis Çokaj dhe Arbër Hoxha

Dy futbollistët e Kombëtares në formacionin e javës në Kroaci

6 Maj, 16:04| Përditesimi: 6 Maj, 16:06

  • Share

Enis Çokaj i Osijek dhe Arbër Hoxha i Dinamo Zagrebit janë pjesë e formacionit më të mirë në Kroaci sa i takon raundit të 33-të. Dyshja kuqezi ka bërë mirë duke merituar vlerësime të larta dhe për rrjedhojë një vend në 11-shen e "Sofascore".

Osijek fitoi 3-1 kundër Lokomotivës së Zagrebit dhe një prej golave "u gatua" nga mesfushori Çokaj. Në minutën e 76-të djaloshi kuqezi pasoi për Mierez që vulosi sfidën me golin e dytë për vendasit.

Nga ana tjetër, Arbër Hoxha i dha tri pikë Dinamo Zagreb në fitoren 1-2 kundër Rijekas në udhëtim. Duhej minuta e 89-të që e majta e anësorit të sulmit të ndalej në rrjetë, për t'i siguruar Dinamos së Zagrebit tri pikë të çmuara që e mbajnë në krye të renditjes me 75 të tilla, katër pikë se Rijeka ndjekëse.

Formacioni i javës së 33-të

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?