Mbreti Zog te 'Harku i Triumfit'

Dy fotografi të rralla të Mbretit Zog te "Harku i Triumfit" në Paris

26 Shtator 2018, 16:06| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 16:22

  • Share

Dy gazetat franceze, “Le Journal” dhe “Le Petit Parisien” kanë botuar në faqet e para të tyre, të martën e 22 gushtit 1939, fotografinë e mbretit Zog gjatë vizitës së tij te monumenti i Ushtarit të Panjohur në Paris.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar :

Ja çfarë shkruante Le Journal:

“Mbreti Zog vendosi një kurorë me lule te monumenti i Ushtarit të Panjohur".

"Ish-mbreti Zog i Shqipërisë, i cili aktualisht jeton në Versajë, erdhi dje në Paris për t’u përkulur në shenjë nderimi para varrit të Ushtarit të Panjohur. Në foto mbreti Zog duke nënshkruar Librin e Artë të Harkut të Triumfit", shkruante Le Journal

Vizita e Zogut e pasqyruar nga Le Journal

Le Petit Parisien:

Mbreti Zog i Shqipërisë te Ushtari panjohur – Foto P.P.”

Vizita e Zogut e pasqyruar nga gazeta Le Petit Parisien

/marrë nga darsiani.com/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?