Deputeti Edmond Spaho

Dy fjalë për këto qenie të neveritshme, që as gomari nuk i konkurron dot

12 Maj 2023, 17:49| Përditesimi: 12 Maj 2023, 17:51

  • Share

Nuk kam dashur të përzihem në këtë fushate zgjedhore, por dua të tregoj personalisht një histori të neveritshme të politikes shqiptare. Jeta ime ndahet mes Tiranës dhe Maliqit, ose saktësisht Kolanecit, fshat malor dhe pjese e Bashkisë Maliq. Nëna ime Tamara është me origjinë nga Kolaneci, kurse im atë është nga Lumi i Vlorës, pjesë e Bashkisë Himare.

Gjyshi nga nëna është Teki Kolaneci, ndarë nga jeta pa bërë 50-vjeç, në 1964 e largët, kurse gjyshi nga im atë është Alem Sefer Gjikondi. Dhe ai i larguar nga jeta pa e njohur une. Para pak ditësh isha ne Kroin e Madh të Kolanecit bashkë me disa miq të mi, Leten, Rozen, Rudin.. fshati jonë është shumë intim, edhe një mizë po të vij nga fshati Lozhan, dallohet që nuk është pe Kolaneci.. Befas afrohen disa të rinj të panjohur të cilët me tersellim dhe me një adrenaline jo normale, në një fshat që nuk ishte i tyre, shpërndanin derë më derë fletushka për kandidatin e Meta-Berishës.

Mbas tyre vjen deputeti Spaho, i cili mban këmbët tek ne.. Euforia, deliri dhe agresiviteti i tij ishin gjëja më e zhurmshme në fshatin tonë në atë moment, as gjeli, as gomari nuk e konkurronin dot. Mbas një shkëmbimi formal fjalësh dhe mosnjohje totale të vendit ku kish ardhur dhe njerëzve që kishte përballe, ai shprehet me zë të larte, "si e keni mendjen, do votoni si duhet apo do vazhdoni të votoni për Teki Kolanecin ?" Miqtë e mi donin të reagonin..  por unë ua bëra me shenje dhe heshtëm.. A ja vlen të merresh me qenie të paqeta, që poshtërojnë dhe zakonet me elementare të shqiptarit, shkojnë ne shpi të tjetrit dhe fyejnë anëtaret e shtëpisë... A ja vlen të harxhosh fryme e të faktorizosh qenie që mbjellin agresivitet e vëllavrasje?!  Qenie të tilla i vret duke i injoruar, duke i lenë të shkojnë si uji i halesë kur ke shkarkuar galixhantin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana: 13/05/2023 00:06

    Ke shume te drejte Brisida. Por , duhet te dish edhe fsktin se Ky gomar i Berishes, ka qene nje komunist i Oartis se Punes, dhe sherbetor besnik i sistemit komunist, por u kthye ne “ demokrat” alla Berisha dhe ka mbi 30 vjet qe kullot ne livadhin e komunistit Berisha. Keta sahanlepires vetem keshtu mund te jetojne…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?