Dy fitoret e qershorit, Kombëtarja ngjitet tre pozicione në renditjen e FIFA-s

29 Qershor 2023, 11:29| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 16:26

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit renditet në vendin e 65 në FIFA. Dy fitoret e qershorit për kualifikueset e EURO 2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, kanë bërë që kuqezinjtë të ngjiten tre vende më sipër nga FIFA. Nëse në renditjen e prillit tanët ishin të 68-tëT, sot mbajnë vendin e 65-të. Pozicioni më i lartë që kuqezinjtë kanë mbajtur ka qenë vendi i 22-të në vitin 2015, teksa më i ulëti ka qenë pozicioni i 124.

Tanët grumbullojnë 1357.39 pikë në renditjen e UEFA, duke lënë pas skuadra si Islanda, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria dhe Izraeli. Kosova ka humbur një pozicion, duke mbajtur vendin e 108-të.

Në krye të renditjes botërore të skuadrave vijon të jetë Argjentina, me kampionët e botës që lënë pas Francën, Brazilin, Anglinë, Belgjikën, Kroacinë, Holandën, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën. Surprizon SHBA që mban vendin e 11-të në renditjen e FIFA-s.

Renditja e Shqipërisë

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?