Futbollistët e Kombëtares U-21

Dy fitore në dy ndeshje, Kombëtarja U-21 publikon listën për kualifikueset e 2025! Bushi grumbullon 24 futbollistë

4 Tetor 2023, 13:41| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 13:46

  • Share

24 futbollistë ka grumbulluar trajner i kombëtares U-21 Alban Bushi për dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2025 ku Shqipëria e ka nisur mjaft mirë aventurën e saj me dy fitore. Në këtë grumbullim që nis me 8 tetor në Durrës, risitë janë portieri Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, Brayan Boci nga Lecco e Seria B, Enis Shabani nga skuadra e dytë e Mainzit si dhe Dion Berisha i ekipit të dytë të Bayern-it.

Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?