Dy federatat e basketbollit zyrtarizojnë bashkimin, Shqipëri-Kosovë një ligë e përbashkët

10 Shtator 2020, 20:49| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 21:02

  • Share

Ekipet profesioniste të basketbollit shqiptar dhe kosovar do të konkurrojnë në një ligë të përbashkët. Dy federatat zyrtarizojnë bashkëpunimin në një ceremoni ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama.

Nga edicioni i ardhshëm 2020-2021, ekipet më të mira profesioniste të basketbollit shqiptar dhe atij kosovar do të konkurrojnë në një ligë të përbashkët. Vendimi i përfolur prej kohësh u zyrtarizua sot në një ceremoni të organizuar nga të dy Federatat, në prezencë të kryeministrit Rama.

Në edicionin e parë të Ligës së përbashkët do të marrin pjesë tetë skuadra.

Përkatësisht, nga Shqipëria do të konkurrojnë Tirana, Vllaznia, Teuta dhe Goga Basket. Ndërsa nga Kosova, Ligës do t’i bashkohet Prishtina, Peja, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli.

Megjithatë, bashkëpunimi në basketboll nuk do të jetë i vetmi.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama paralajmëroi mundësinë e bashkëpunimeve të reja midis Federatave të tjera, si ajo e volejbollit, etj.

Gjithashtu, bashkëpunimi do të vijojë të shtrihet edhe në kampionatet e moshave midis shkollave. Sipas planit të dy qeverive tona, projekti për masivizimin e sportit në shkolla do të unifikohet, duke bërë të mundur që për çdo sport, më të mirët të konkurrojnë midis njëri-tjetrit, duke përzgjedhur një kampion mbarëkombëtar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zemra mal: 11/09/2020 00:53

    O Ty t'lumtë..o I Madhi Ed Rama..!!!qoftë fillimi i mbarë..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?