Foto ilustruese

Dy emra të rinj në stol, Lushnja dhe Apolonia ndërrojnë trajnerët

5 Janar 2023, 18:38| Përditesimi: 5 Janar 2023, 18:41

  • Share

Kategoria e Parë është ndalur, kjo për shkak të pushimeve pas zhvillimit të rreth gjysmës së sezonit. Në kampet e skuadrave janë duke ndryshuar gjërat, me Lushnjën dhe Apoloninë që kanë emëruar në stol emra të rinj.

Ish-trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi është prezantuar para lojtarëve të Lushnjës dhe nga sot ka vijuar me planin për të shpëtuar "Lagunarët" nga zona play-off që do i rrezikonte për një kategori më poshtë.

Nga ana tjetër edhe Apolonia është me trajner të ri. Besmir Shabani ka pranuar të jetë në stolin e bardhjeshilëve, me vlonjatin që është larguar nga Labëria, aty ku po bënte punë të mirë.

Pas 12 javëve të para në Superligë, Lushnja me 12 pikë mban vendin e 10-të, ndërsa Apolonia vendin e 9 me 13 pikë. Të dyja skuadrat rrezikojnë që në fundin e sezonit të jenë të rrezikuara për një kategori më poshtë.

Klevis Dalipi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?