Dy zyrtarët e Rithemelimit braktisin Berishën dhe i bashkohen Bashës! Kreu i PD: Dora jonë e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar

1 Mars, 10:33| Përditesimi: 1 Mars, 11:01

  • Share

Dy drejtues të degëve të Partisë demokratike në Klos kanë braktisur Sali Berishën, në arrest shtëpie. Bëhet fjalë për Fitnete Krosi dhe Qazim Rexhepin, dy kontribuues të hershëm të Partisë demokratike, të cilët i janë bashkuar grupit të Lulzim Bashës.

Të dy drejtuesit pas luftës në PD u pozicionuan krah Rithemelimit, por tashmë kanë braktur Sali Berishën dhe i janë bashkuar grupit Basha.

“Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD. Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE”, shkruan Basha.

Ka qenë kryedemokrati që ka ndarë foto nga takimi në selinë e PD, ndërsa shkruan se të dy kanë vendosur që të ndihmojnë në ringritjen e PD.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve.  Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim”, shkruan Basha.

Basha thotë se PD është e hapur për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 01/03/2024 12:10

    Për korrupsionin

    Përgjigju
  • era: 01/03/2024 11:31

    Po cjane keto budallalleqe qe nxjerni kershtu po per lek shqiptares vrasin djalin e vetem ejo me per gjera te tjera ku e nje kete Kreshik Collakun dhe Lulzim Bashen duhet qe te hiken nga syte kembet se keto e shkaterruar kete vend tur i madh per ju Gazeten shqiptare qe bene te tilla kronikash shume po shum turp, si te doni ne dac puplikoni ne dac jo kete koment po mos u merri me njerez te tille. Kaq po ju theme une ne qytetare i thjeshte pa asnje bindje po keto jane mostrara edhe keto te dy qe qoja tradhetuar parteni a nuk i shihni nga foto se cfar jane dhe ke perfaqesojne turp i madh i vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?