'Dy ditë të rëndësishme', Basha në Strasburg: Votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe konfiskimi i aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

15 Prill, 10:52| Përditesimi: 15 Prill, 11:06

  • Share

Dy ditë shumë të rëndësishme i ka cilësuar Lulzim Basha të hënën dhe të martën e kësaj jave.

Kryedemokrati ndodhet në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, ku nesër do të votohet propozimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, si dhe propozimi i Bashës për konfiskimin e aseteve ruse për t'i vënë në shërbim të rindërtimit të Ukrainës. 

'Ju përshëndes nga Këshilli i Europës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që do të vendos këtë javë për anëtarësimin e Kosovës, dy ditë historike sot dhe nesër. Sot do të diskutojmë në komitetet parlamentare dhe në grupet politike dhe nesër me votë 46 vende, delegacionet e tyre parlamentare do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Njëkohësisht nesër, do të debatohet dhe votohet edhe propozimi im për konfiskimin e aseteve të Federatës ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dy ditë shumë të rëndësishme në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Do t’ju mbaj të informuar edhe përmes mediave. Ju përshëndes dhe ju uroj një javë të mbarë drejtpërdrejtë nga Strasburgu', thotë Basha.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?