Sociale

Dy ditë pas aksionit për pastrimin e pyllit të Sodës, ende i ndotur, asnjë masë konkrete

9 Nëntor 2021, 17:05| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 19:58

  • Share

Banorët por edhe bizneset e kanë kthyer pyllin e Sodës në një hot-spot mbeturinash, ku depozitohen si mbetje urbane ashtu dhe inerte të ndërtimit.

Pas ultimatumit të kryeministrit Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nxori 1100 punëtorë për pastruar pyllin gjatë fundjavës, por siç shihet panorama mbetet njëjtë, as thasët me plehra nuk janë larguar nga rruga.

Me një sipërfaqe prej 750 hektarë pisha ku pjesa me e madhe e territorit gëzon statusin  "zone e mbrojtur", pylli i Sodës është lënë në degradim të plotë prej dy dekadash.

Përpos mbeturinave problem mbetet edhe erozioni, ku siç shihet pishat e mbjella rreth viteve '70 janë tharë, ndërsa asnjë institucion nuk ndërhyn për ripërtëritjen e pyllit. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?