Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!

11 Korrik 2020, 22:33| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 22:40

  • Share

KOSOVË- Dy ditë para se të shkojë në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në varrin e Adem Jashari, një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandat i saj. Në statusin e bërë në rrjetet sociale, Thaçi përcjell edhe një mesazh shumë të fortë, i cili vjen në një kohë kur Haga ka ngritur aktakuzën për krime lufte.

"Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë̈ luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri", shkruan Thaçi.

Pak javë më parë Prokuroria Speciale në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Presidenti Thaçi tha se do të japë dorëheqjen nëse akuzat konfirmohen. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 12/07/2020 10:58

    Për të kërkuar falje sepse e lan vetëm Ademin me familje !!!

    Përgjigju
    • Tom: 12/07/2020 14:24

      Herojt qe luftuan meritojn respekt si Adem Jashari, ti qe po i shkon tek varri e pyete veten vadh pse po shkoj, aty duket qart se po shkon qe dadopak te hedhish pluhur ne sy popudhit tend per meshire, shpresoj qe kur te shkosh ne hage te japin drejtesin e te vish ne prishtin si Midhoshevici ne Beugrad.....fytyr e ndyr turpi i kosoves qenef qe perbalte popudhin tend maskara vdiq atje ne burgje ku e meriton

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?