Dy boksierë mbi 105 kg, kampioni shqiptar kundër atij çek! Nelson Hysa: Shpresoj të kënaq sportdashësit në Shkodër

22 Janar 2023, 12:45| Përditesimi: 22 Janar 2023, 12:51

  • Share

Dy kundërshtarë me peshë mbi 105 kilogramë. Mjafton kaq për të treguar që këtë të dielë në Shkodër do jetë një superpërballje për peshat e rënda në boks, me kampionin shqiptar Nelson Hysa, i cili përballet me kampionin e Çekisë Pavel Sour. Pas peshimeve zyrtare ky ishte momenti i parë kur dy titanët u panë sy më sy.

Hysa, 38-vjeç, kërkon fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshjet e para në boksin profesionist.

“Shpresoj të bëjmë një ndeshje të denjë për të kënaqur sportdashësit, por gjithashtu të marrim edhe një rezultat pozitiv”, tha boksieri Nelson Hysa.

Ky aktivitet që nis në orën 17:00, por që ndeshja kryesore pritet të jetë rreth orës 19:00 do të zhvillohet në pallatin e sportit Qazim Dervishi në Shkodër, qytetin e Nelsonit.

“Në bazë të njerëzve të cilët na kanë marrë dhe janë interesuar për biletat dua t’iu them që hyrja është e lirë (falas)”, tha boksieri Nelson Hysa.

40-vjeçari çek ka 23 ndeshje në boksin profesionist dhe renditet i 199 në rang listën botërore, ndërsa 38-vjeçari shqiptar është i 256.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?