Pamje nga aktiviteti ‘Etoile experience’

Kultura

Të prekësh ëndrrën në majë të gishtërinjve! Dy balerinët e parë të TKOB Adela Muçollari dhe vëllai i saj Anxhelo japin leksione baleti në Itali

29 Korrik 2021, 17:51| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 23:49

  • Share

Balerinët shqiptarë kanë hedhur hapa të sigurtë në karrierën e tyre në Italinë fqinje duke na bërë gjithnjë e më shumë krenarë.

Këtë javë balerinët e parë të TKOB Adela Muçollari dhe vëllai i saj Anxhelo dhanë leksione baleti për akademi të ndryshme italiane krahas kolegeve te Teatrove me te famshme boterore si ai i Bolshoi, Viena, la Scala, Opera di Roma, San Carlo di Napoli, Cannes, Lisnona etj.

Ata ishin të pranishëm në aktivitetin e quajtur ‘Etoile experience’ që zhvillohet një herë në disa vite, ku të ftuar kanë qenë 14 balerinë  nga teatro prestigjozë si Polina Semianova; Stat Ballet Berin; Pierpaolo Ciaçiulli; La scala; Jakob Feyferlik – Englisht Nacional Ballet; Ludmilla Konovalova – ‘Viena ballet’; Mara Galeazi -Royal ballët; ‘Oman Ballet’. Një mbrëmje gala ku interpretuan të gjithë yjet e baletit në një natë u zhvillua me datë 24.

Përpos suksesit të tyre personal kjo është një eksperiencë e shkëlqyer që përmirëson imazhin e Shqipërisë dhe ngre gjithnjë e më lart emrin e vendin tonë në disiplinën e bukur dhe të vështirë të baletit.

Adela Muçollari dhe vëllai i saj janë ndër balerinët që ka prekur ëndrrën në majë të gishtërinjve. Emocionet e para të skenës i preku kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa duartrokitjet për të vazhdojnë të dëgjohen ende në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare, shpesh edhe në akademi të ndryshme prestigjoze, duke e renditur artin e baletit shqiptare, krahas vendeve me tradite superiore ne disiplinen e bukur dhe te veshtire te baletit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?