Dy avionë përplasen në afërsi të Victoria në Australi, 4 viktima

19 Shkurt 2020, 16:19| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 16:27

  • Share

Katër persona humbën jetën pasi dy avionë u përplasën në fluturim në Victoria të Australisë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të aeroportit Mangalore në veri të Melbournit.

Sipas policisë mendohet se shkaku i përplasjes fatale ka qenë mjegulla e dendur e cila ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë.

Ky është incidenti i parë ajror që shënohet në këtë vend prej më shumë se një dekadë.

Peter Koger , inspektor i policisë tha se nuk dihet edne se përse dy avionët ishin në të njëjtën trajektore.

Sipas ‘9 News’, duket se ata kanë qenë të angazhuar në fluturime trajnimi kur ndodhi përplasja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?