Armët e sekuestruara

Dy armë, 860 fishekë, orendi shtëpie dhe lekë të vjedhura, arrestohen tre persona në Berat

3 Prill 2020, 09:45| Përditesimi: 3 Prill 2020, 09:55

  • Share

BERAT- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Beratit. Në pranga ka rënë A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29  vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash. 37-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta një 33-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë i arrestuari i tretë është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur orendi shtëpiake. Ai më herët kishte vjedhur 10.000 lekë në një furgon.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miti: 03/04/2020 10:48

    Pastroji ato arme mor derdimen. Ashtu mbahet karabina Simonov, e cila eshte nje arme e fuqishme ne duart e ushtrise tone popullore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?