Dy aksidente sot tek Rruga e Arbrit/ Përplasja e 3 makinave bllokoi qarkullimin për gati 1 orë! Në mëngjes mjeti u përplas me murin, 4 të plagosur (VIDEO)

6 Gusht 2023, 14:26| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 14:35

  • Share

Dy aksidente u shënuan sot në rrugën e Arbrit.

Tre makina u përplasën rreth orës 14:00 në në pjesën e bypass-it në vendin e quajtur Hani. Fatmirësisht ka vetem dëme materiale.

Si pasojë e këtij aksidenti qarkullimi i mjeteve u bllokua për gati 1 orë.

Ndërkohë në mëngjes një tjetër aksident u regjistrua në vendin e quajtur "Plan i Bardhë", të këtij aksi.

Shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe makina u përplas, me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit dhe  tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ndërsa në Shkopet, shtetasi L.V.,  duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti doli nga rruga. Drejtuesui i mjetit mbeti i lënduar dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Të lënduarit marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?